Mbahet punëtoria për hartimin e planit të punës për Kuvendin e Komunës së Rahovecit

05 dhjetor 2023 | 12:26

Të martën është mbajtur punëtoria “Hartimi i planit të punës për Kuvendin e Komunës së Rahovecit për vitin 2024”, që parashihet me kornizën ligjore në Kosovë.

Në këtë punëtori morën pjesë grupet parlamentare të partive të përfaqësuara në kuvend, drejtorët komunalë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët patën mundësinë të propozojnë pika për përfshirje legjislative, të dakordohen për prioritete dhe objektiva të punës së kuvendit.

Kjo punëtori u organizua nga OSCE-ja dhe Kuvendi i Komunës së Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adana Demirspor e ka shkarkuar Patrick Kluivertin nga detyra e…