Mbahet raundi i parë i votimeve për të parin e Partisë Konservatore, prinë Rishi Sunak

13 korrik 2022 | 20:18

Partia Konservatore në Britani të Madhe sot i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kryetarit pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Në garën për të parin e partisë ishin tetë kandidatë, nga votimi në raundin e parë nga gara u larguan dy garues, të cilët janë Nadhim Zahawi dhe Jeremy Hunt.

Zahawi i pati 25 vota, kurse Hunt i pati 18, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Rezultatin e deritanishëm e bëri të ditur Sir Graham Brady, kryetar i Komitetit Konservator 1922, ai tha se raundi tjetër i votimit është nesër.

Më i votuari ka dalë Rishi Sunak me 88 vota, pas tij vjen Penny Mordaunt me 67 vota, Liz Truss me 50 vota, Kemi Badenoch me 40 vota, Tom Tugendhat me 37 vota si dhe Suella Braverman me 32 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka përmendur faktorët…