Mbahet sesioni informues për bizneset në Podujevë

09 qershor 2021 | 16:56

Me organizimin e përbashkët të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimor Ekonomik, u mbajt sesion informues për bizneset llapjane.

Në hapje të sesionit, drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, ka falënderuar Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për organizimin dhe mbështetjen për bizneset llapjane, ndërsa shprehu gatishmërinë e komunës për të bashkëpunuar në projekte që ndihmojnë biznesin, në veçanti biznesin e prodhimit dhe eksportit.

Ndërsa prezantimin e projektit e bëri Nora Hasani, udhëheqëse e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, e cila falënderoi Komunën e Podujevës për bashkëpunimin për realizimin e këtij sesioni informues, për të cilin tha se qëllim kryesor ka rrjetëzimin dhe bashkëpunimin në mes të kompanive gjermane dhe atyre nga Komuna e Podujevës.

Në këtë sesion pjesëmarrëse ishin biznese nga fusha e industrisë së plastikës, industrisë së automotivës/elektronikës, e përpunimit të drurit, e industrisë së tekstilit, e industrisë kreative, e shërbimeve të IT-së dhe nga industria e farmaceutikës, të cilat u njoftuan me mundësitë që ofrohen në kuadër të këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenden e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka kujtuar…