Mbahet takimi me fermerët e Kamenicës, diskutohen kërkesat e tyre

20 qershor 2023 | 12:02

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina, kanë pritur në takim fermerët e Komunës së Kamenicës.

Në këta takim janë diskutuar projektet e planifikuara për vitin 2023 nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
I pari i komunës ka thënë se bashkëpunimi me fermerë ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoj ende në të mirë të fermerëve.

“Më parë fermerët kanë mundur të jenë përfitues të subvencioneve vetëm njëherë, ndërsa tani me ndryshimin e Rregullores për Subvencione mund të jenë përfitues më shumë se njëherë. Ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me ju pasi që të gjithë buxhetin e Drejtorisë së Bujqësisë e kemi destinuar në projekte të cilat i kemi bërë bashkë me ju. Çdoherë ju kemi pyetur se për çfarë ju keni nevojë sepse i kemi kushtuar rëndësi cilësisë së produkteve që u japim e jo sasisë. Subvencionet për qumësht do të vazhdojnë ende, po ashtu së shpejti do të përfundoj procesi i inventarizimit të tokave bujqësore. Pra të gjitha po bëhen në bashkëpunim me ju”, ka thënë Rahimaj.

Edhe drejtori Shpend Morina ka theksuar bashkëpunimin me fermerë për të gjitha nevojat që ata kanë. “Kemi filluar një praktikë të re, t’i përshtatemi kërkesës dhe nevojës që kanë fermerët. Nuk kemi dashur të bëjmë projekte nga zyra pa ju pyetur”, ka thënë ai, duke përmendur projektet e realizuara gjatë vitit 2022.

Ndërsa kërkesat e fermerëve ishin të ndryshme. Ato kishin të bëjnë me subvencionim të farës për të gjithë fermerët, për rregullimin e një tregu të kafshëve nëse është mundësia, për matrikula, kishte kërkesa për centrifuga dhe shkrirëse dylli si dhe për farë për lule për mjaltdhënie për bletarët. Po ashtu disa kërkesa të tyre kishin të bëjnë edhe për mekanizma bujqësor si spërkatëse, mbjellëse misri, pastaj një fabrikë të patates.

Këto kërkesa janë evidentuar nga zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë në mënyrë që t’i shqyrtojnë për t’i realizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është përgjigjur një…