Mbahet trajnimi me të rinjtë e Komunës së Drenasit

10 shkurt 2021 | 14:49

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik (DZhE) në Drenas  në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Qendër (AZhR) kanë mbajtur trajnim për nxënësit, studentët dhe gjithë të interesuarit në kuadër të projektit “Trajnimi profesional dhe angazhimi në punësim” me titull: “Trajnim për Orientimin në Karrierë / Trajnim për aftësi të buta” të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë trajnim, të gjithë te interesuarit kanë pasur mundësinë të trajnohen në mënyrë profesionale rreth orientimit në karrierë. Me këtë rast, drejtoresha e DZhE-së, Egzona Jetullahu, ka theksuar se përmes këtyre trajnimeve, të rinjtë mund të përfitojnë shumë rreth orientimit në karrierë dhe përgatitje për tregun e punës.

“I gëzohem faktit që edhe këtë vit, të rinj të komunës sonë përfituan nga ky aktivitet dhe tashmë janë të trajnuar dhe kanë fituar një përgatitje shtesë për tregun e punës dhe shpresoj që edhe më tutje do vazhdojë dhe rritet bashkëpunimi me akterët në fjalë duke krijuar kështu kushte më të mira për të rinjtë tanë”, është shprehur Jetullahu. Po ashtu, te gjithë pjesëmarrësit janë certifikuar për trajnimin e ndjekur, duke përfituar njohuri si të ngrisin kapacitetet e tyre në fushën e ndërmarrsisë dhe angazhimit në punësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas…