Mbappe bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit

15 prill 2022 | 14:02

Kylian Mbappe te Juventusi? Nëse e themi si pyetje, duket praktikisht e pamundur, por sulmuesi i PSG-së po bën që tifozët bardhezi të ëndërrojnë. Gjithçka për faj të një postimi enigmatik të francezit në rrjetet sociale.

“Zebra, por vij”, shkruan ylli i futbollit botëror, duke e shoqëruar edhe me një ikonë të “së shpejti”, por duhet që zebra është simbol i ekipit të Juventusit. Në fakt, një lëvizje e tillë është përmendur në të kaluarën me “ndrojtje” nga drejtuesit e klubit italian duke qenë të qartë se për Mbappe duhet të shpenzojnë një pasuri për ta transferuar në Torino.

Mbappe sapo i ka “hedhur më shumë benzinë” zërave të merkatos dhe mbetet për të kuptuar në vijim se çfarë ka dashur të nënkuptojë lojtari me “Zebrën” teksa tifozët e Juventus kanë nisur të ëndërrojnë për sulmuesin me 10-tën legjendare të bardhezinjve në shpinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka…