Mbappe dhe Modiqi në listën e lojtarëve që u përfundon kontrata në verë

20 prill 2022 | 11:26

Merkato e kësaj vere pritet të jetë shumë e “nxehtë” me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian që janë në përfundim të kontratave me klubet respektive dhe që ende nuk kanë rinovuar, një pjesë e të cilëve me synim destinacione të reja.

Po t’i hedhësh një sy listës me lojtarët që pritet të lëvizin pas qershorit, është e qartë se ka për të pasur një garë shumë të vështirë mes gjigantëve të futbollit. Futbollistët, kontratat e të cilëve mbarojnë në verën e 2022-shit, janë: Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, me francezin i cili është mes dy opsioneve, rinovimit me PSG-në dhe të bëhet lojtari më i paguar ndonjëherë ose bashkimit me skuadrën që e ka ëndërruar që fëmijë, me Real Madridin.

Paul Pogba nuk dëshiron që të jetë më pjesë e Manchester Unitedit. Francezi u bashkua me “Djajtë e Kuq” për një rritje më tej në karrierë, por që rezultoi një dështim për të dhe tashmë mesfushori është duke kërkuar për një përvojë të re, me Juventusin, Real Madridin dhe PSG-në që janë të interesuar për të. Ky sezon nuk mund të konsiderohet më i miri i mundshëm për Iscon dhe tashmë duket se ka ardhur momenti që rrugët e tij me Realin të ndahen.

Mesfushori nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara gjatë këtij sezoni dhe momentalisht është duke parë për mundësi të reja për të ardhmen.

Luis Suarezi është një tjetër emër që do të jetë i lirë në këtë verë. Kontrata e uruguaianit me Atletico Madridin është në javët e fundit dhe duket se, pavarësisht dëshirës së klubit spanjoll për të rinovuar me 35-vjeçarin, ky i fundit po i analizon me kujdes alternativat që ka, mes tyre është edhe opsioni i kalimit në Amerikë. Real Madridi mund ta humbasë edhe Luka Modriqin.

Kroati është një nga emrat kryesor te skuadra madrilene, megjithatë palët ende nuk kanë rinovuar kontratën, e cila përfundon këtë verë, pavarësisht se në deklaratat e tyre kanë theksuar se dëshirojnë vazhdimësinë.

Lista me lojtarët që u përfundon kontrata këtë verë:

Angel Di Maria      (Paris Saint-Germain)
Gareth Bale           (Real Madrid)
Andre Onana         (Ajax)
Antonio Rudiger    (Chelsea)
Jesse Lingard         (Manchester United)
Alexandre Lacazette (Arsenal)
Andreas Christensen (Chelsea)
Ousmane Dembele (Barcelona)
Divock Origi          (Liverpool)
Cesar Azpilicueta   (Chelsea)
Marcelo                 (Real Madrid)
Zlatan Ibrahimoviq (Milan)
Andrea Belotti       (Torino)
Paulo Dybala         (Juventus)
Franc Kessie         (Milan)
Ivan Perisiq           (Inter)
Alessio Romagnoli (Milan)
Thomas Strakosha (Lazio)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është duke zhvilluar…