Mbappe: Ëndrra ime është të luajë në Lojërat Olimpike

29 tetor 2021 | 13:17

Kylian Mbappe ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të luajë në Lojërat Olimpike. Futbollisti në një intervistë për “L’Equipe” ka thënë se shpreson ta përmbushë ëndrrën e fëmijërisë dhe të luajë për Francën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Isha duke parë Lojërat Olimpike Londër 2012 kur kuptova rëndësinë e kësaj ngjarje globale. Lojërat janë pikë referimi për sportin dhe sportistët në përgjithësi. Duhet të kem qenë 13 vjeç, isha ende i ri dhe mbaj mend emocionet para ngjarjeve në Londër”, ka thënë Mbappe.

“Lebron James, Kobe Bryan. Doja të shihja se çfarë bëri Usain Bolt në pistë. Të gjitha sportet e tjera, si dhe futbolli. Atëherë i thashë vetes se edhe unë dua të jem atje. Dua të përjetoj Lojërat e Parisit. Është një ndjenjë e brendshme sikur është fati im të marr pjesë në këtë festë të madhe në qytetin tim, në vendin tim”, ka deklaruar Mbappe.

Sulmuesi synon të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi tashmë ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi ka vendosur për të ardhmen e Paul Pogbas.…