Unitedi i gatshëm ta lejojë largimin e Pogbas me parametra zero
29 tetor 2021
| 13:13
Manchester Unitedi ka vendosur për të ardhmen e Paul Pogbas. Sipas asaj që raporton “ESPN”, mesfushori francez i cili ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri më 30 qershor 2022 do të qëndrojë deri në fundin e sezonit dhe nga Manchesteri do të largohet me parametra zero.
Unitedi nuk do të lë të lirë lojtarin që të largohet në muajin janar, por do ta mbajë deri në fundin e qershorit.
Juventusi, Real Madridi dhe PSG-ja i janë vënë pas francezit i cili si lojtar i lirë do të kënaqte çdo ekip të madh në botë. Aktualisht 28-vjeçari në këtë sezon në Premierë Ligë është aktivizuar në total në nëntë ndeshje.



