Mbappe: Ka mundësi të qëndroj në PSG

04 prill 2022 | 12:52

Sulmuesi Kylian Mbappe ka folur pas ndeshjes së PSG-së në kampionat dhe sigurisht tema më e prekshme është ajo e të ardhmes. Sulmuesi foli edhe për eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Po, ka mundësi të qëndroj. Nuk kam vendosur ende. Jam i qetë, dua të marr kohë që të mos gaboj. Së bashku me familjen do të marr vendimin më të mirë. Të ndjesh dashurinë e tifozëve kështu është gjithmonë mirë dhe i falënderoj”, ka thënë Mbappe.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve? Kam gjithmonë të njëjtin mentalitet dhe vetëm një qëllim: për të ndihmuar ekipin tim të fitojë. Në Madrid humbëm të gjithë. Jemi të gjithë në nja varkë dhe të gjithë kemi gabuar”, ka shtuar Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 73-vjetorin…