Mbappe: Marr përgjegjësinë e plotë për penalltinë

05 dhjetor 2024 | 16:16

Kylian Mbappe ka reaguar pas humbjes së Real Madridit nga Athletic Bilbao në La Liga. Ylli francez e humbi penalltinë e dytë, pas asaj në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Edhe këtë herë, ishte portieri i cili ia priti penalltinë, në anën e njëjtë sikur ndaj Liverpoolit. E pas ndeshjes, Mbappe ka reaguar, duke thënë se marrë përgjegjësinë e plotë për gabimin që bëri.

“Rezultat i keq. Një gabim i madh në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është koha më e mirë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar se kush jam”, ka thënë Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…