Mbappe: Më mungon shumë Buffoni

29 qershor 09:13

Duket se largimi i Gianluigi Buffonit nga PSG-ja, ka lënë gjurmë te Kylian Mbappe.

Në një intervistë për “L’Equipe”, sulmuesi francez është shprehur se largimi i Buffonit nuk ishte i lehtë për të. Buffoni dhe Mbappe ishin shokë skuadre në klubin francez gjatë sezonit futbollistik 2018-19, ku së bashku fituan Ligën 1.

Mirëpo, 41-vjeçari vendosi të kthehej te Juve verën e kaluar dhe sulmuesi pranon se ai ishte shumë i rëndësishëm për të.

“Gjithmonë jam i prirë për t’i dëgjuar ‘pleqtë’. Buffoni, gjithashtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Kam mësuar shumë prej tij. Unë kam qenë shumë i lidhur me Lassana Diarra dhe largimi i tij ishte tronditës për mua. Të njëjtin efekt pati edhe ai i Buffonit”, ka thënë Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar…