Mbappe nuk është më lojtari më i shtrenjtë në botë

12 nëntor 2022 | 21:08

Vlera në treg e Kylian Mbappe është rritur me 10 milionë, por jo aq sa për të qëndruar në krye të renditjes.

Sipas sajtit Transfermarkt, tashmë është ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland që e ka kaluar atë, me një vlerë prej 170 milionë euro, kundrejt 160 milionë eurove të francezit. Kjo padyshim për shkak të fillimit të shkëlqyer të sezonit të norvegjezit (23 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat), nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Kampioni francez i botës ka shënuar 18 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat. Ashtu si Ronaldo dhe Messi, ky është dueli i shumëpritur i dhjetë viteve të ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter…