Mbappe shihet si zëvendësues i Ronaldos  

16 nëntor 2022 | 12:39

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo janë një hap larg “divorcit”. Intervista e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me gazetarin anglez, Piers Morgan ka krisur çdo marrëdhënie mes “Djajve të Kuq” dhe yllit portugez. Sipas asaj që raporton britanikja “Mirror”, drejtuesit e Unitedit kanë evidentuar pasuesin ideal të Ronaldos, i cili është Kylyan Mbappe.

Në Angli janë të sigurt që Mbappe do t’i thotë lamtumirë parisienëve që në muajin janar dhe Unitedi ka gati ofertën faraonike prej 150 milionë eurosh për ta bërë për vete sulmuesin francez.

Nëse tratativa mes Mbappesë dhe Unitedit dështon, atëherë klubi nga Manchester United ka gati opsionin B që është Viktor Osimhen, i cili po kalon një moment fantastik në karrierë me Napolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…