Mbërrijnë 96 udhëtarët nga Dyseldorfi, do të izolohen për 14 ditë

20 mars 16:17

Pasditen e sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 96 shtetas kosovarë të cilët ishin nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë.

Të njëjtit pasi që do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në aeroport do të dërgohen në Qendrën e Studentëve, hapësirë kjo që po shërben si karantinë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë.Këta udhëtarë kanë arritur në Kosovë në orën 14 e 50, ndërsa në terminal janë pritur nga ekipet mjekësore dhe nga autobusët e FSK-së.Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, për “KosovaPress”, ka deklaruar se të gjithë udhëtarët do të transportohen me autobusët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve.“Po udhëtojnë 96 shtetas të Kosovës, të cilët po priten nga ekipet mjekësore, por gjithashtu edhe nga autobusët e FSK-së. Prej Aeroportit të Prishtinës do të transportohen në mënyrë të organizuar direkt në qend rën e karantinës e cila është tek Qendra e Studentëve në Prishtinë”, tha ai.Ai deklaroi se për sot është vetëm ky fluturim, ndërsa ditëve të tjera tha se do të shohin nëse do të lëshojnë leje.“Vetëm një fluturim për sot është i lejuar me leje të veçantë, nuk presim tjetër fluturim për sot. Gjatë ditëve të tjera në vijim do të shohim çfarë leje do të japim. Jemi në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Jashtme”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në 24 orët…