Mbërrijnë trupat e para amerikane shtesë në Poloni

05 shkurt 2022 | 21:14

Trupat e para amerikane shtesë mbërritën në Poloni të shtunën, pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vendin e Evropës Lindore, ndërsa NATO përforcon krahun e saj lindor mes shqetësimeve në rritje për një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

Avionët e forcës ajrore amerikane mbërritën në aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë jugore. Bashkë me trupat mbërritën edhe disa anëtarë të Komandës amerikane.

Gjatë ditës pritej të mbërrinin trupa të tjera amerikane.

Aeroporti ndodhet rreth 100 kilometra nga kufiri ukrainas.

Rreth 4,500 trupa amerikane ndodhen në Poloni mbi baza rotacioni, si në kuadrin e NATO-s ashtu edhe sipas marrëveshjes dypalëshe. /VOA

Commander of US army NATO General Richard C Longo (R) shakes hands with Polish general Adam Joks (L) Airborn Brigade Commander in the presence of Michael Foster Brigade Commander at 173rd Airborne Brigade as first American troops arrived at the airport in Swidwin, Poland on April 23, 2014, after Washington said it was sending a force of 600 to the Baltic states as the crisis over Ukraine deepens . AFP PHOTO/JANEK SKARZYNSKI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka dërguar në kufi me Ukrainën 70% të trupave…