
Majlinda Fadil Fazliu kërkon votën e prishtinasve për asamble
Mbesa e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Majlinda Fazliu, është kandidate për asambleiste në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.
Fazliu me profesion është Fizioterapeute dhe synon të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Fazliu ka deklaruar se është rritur në frymë lirie dhe sakrifice, dhe tashmë si brez i ri përkushtimin e saj ëndërron ta zbatoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Unë jam rritur në një frymë lirie dhe sakrifice. Familja ime në breza i është përkushtuar atdheut”, ka deklaruar ajo, duke kërkuar besimin e qytetarëve të Prishtinës.
“Dy xhaxhallarët e mi janë heronj të Kosovës, Fahri e Bahri Fazliu. Andaj kërkojë nga qytetarët e Prishtinës mbështetjën dhe përkrahjen e tyre”, është shprehur ajo.
Numri i Majlinda Fazliu në listën e Lëvizjes për Bashkim është 3.