Haxhiu i bën thirrje opozitës ta mbështesë vettingun

13 tetor 2021 | 12:19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me draf-dokumentin për vettingun do të rrisin profesionalizmin në institucionet e drejtësisë.

Ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë u ka bërë thirrje opozitës që ta përkrahin këtë pikë kur të shpaloset në Kuvendin e Kosovës para deputetëve.

“Pas votimit të kësaj pike si ministri menjëherë do të themelojmë grupin punues do të përgatisin amandamentin për t’ia përcjellë Kuvendit po edhe Ligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë”.

“U bëj ftesë të gjitha grupeve parlamentare për të ofruar mbështetje për amandamentin për vettingun në sistemin e drejtësisë” ,ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim vendimin që Majlinda…