Mbështeti pengjet në Gazë, Turqia arreston futbollistin izraelit, rrezikon kontratën me ekipin

15 janar 2024 | 22:15

Futbollisti izraelit, Sagiv Jehezkel, u arrestua këtë të hënë, teksa akuzohet për “nxitje të urrejtjes”, pasi ai shprehu solidaritetin me njerëzit e mbajtur peng nga organizata militante Hamas gjatë një ndeshjeje të ligës së lartë. Sipas mediave turke, fillimisht ai u arrestua dhe më pas u lirua nga paraburgimi në pritje të një gjykimi në gjendje të lirë.

Lojtari i Antalyaspor ishte arrestuar për t’u marrë në pyetje të dielën vonë pasi ai shfaqi një fashë në kyçin e dorës me fjalët “100 Ditë 7.10” – në lidhje me 7 tetorin, ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe disa njerëz u morën peng. Shtetasi 28-vjeçar izraelit i tha policisë se ai thjesht po bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha të dielën vonë se Jehezkel ishte nën hetim për “nxitje të hapur ndaj publikut për urrejtje dhe armiqësi”. Gjesti u konsiderua si provokues në Turqi, ku ka një kundërshtim të gjerë publik ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe mbështetje dërrmuese për palestinezët.

Antalyaspor e pezulloi Jehezkelin nga skuadra dhe njoftoi se po fliste me avokatët e klubit për mundësinë e ndërprerjes së kontratës së tij. Lojtari pritej të kthehej në Izrael më vonë gjatë ditës me një avion privat së bashku me anëtarët e familjes së tij. Gjatë marrjes në pyetje në polici, lojtari mohoi akuzat se ishte përfshirë në një akt provokues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe do të dërgojë 20 000 trupa në…