Mbështetje e madhe në Deçan për Bashkim Ramosajn

10 tetor 2025 | 21:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur tubim elektoral në Deçan, ku u rikonfirmua mbështetja e madhe për Bashkim Ramosajn.

Ramosaj përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar qytetarët e Deçanit për këtë mbështetje.

“Faleminderit DEÇANI im! Nuk ka krenari më të madhe sesa kur njerëzit e vendit tënd të falin besim kaq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë. Sonte treguat se zemra e Aleancës rreh fort këtu, me besim të palëkundur dhe me dashni të madhe! Me Aleancën, nuk ndalemi këtu, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me ndershmëri e me vizion, për çdo fshat, për çdo familje, për çdo cep të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga zona VIP në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjen Kosovë–Slloveni po…