Mbeti nën gërmadha si pasojë e sulmeve ruse, shpëtohet familja ukrainase

13 tetor 2022 | 08:35

Një familje ukrainase në Zaporizhzhia u fsheh në bodrumin e shtëpisë së tyre kur ra alarmi i sulmit ajror rus.

Ishte një vendim i mirë pasi shtëpia e tyre u godit shpejt nga një raketë ruse, e cila “i varrosi për së gjalli”.

Shërbimi i shpëtimit arriti në vendngjarje dhe i nxori të gjithë të padëmtuar, raporton visegrad24.

Kujtojmë se Rusia ka intensifikuar sulmeve drejt shtetit ukrainas pas kundërofensivës së trupave ukrainase.

Theksojmë se Zaporizhzhia është një ndër katër rajonet që së fundi presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur t’i aneksojë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit…