Mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tash në Kosovë

07 maj 2024 | 11:05

Mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tash.

Lajmin e ka bërë me dije Avni Kastrati, ushtrues i detyrës së kryeshefit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq.

“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1 204 560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe…