Mbi 10 mijë persona vaksinohen kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës

19 janar 2021 | 11:04

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë.

Xhevrije Canolli, mjeke familjare në këtë Qendër ka treguar se për cilën kategori të personave rekomandohet të merret kjo vaksinë.

“Kjo vaksinë u rekomandohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, ndërsa nuk u rekomandohet personave me alergji dhe sëmundje kronike”, ka thënë ajo, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën Prizreni u tronditë nga vrasja e 15 vjeçarit…