Mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 në Holandë

25 tetor 2020 | 16:47

Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19.

Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik (RIVM) ka bërë të ditur se ky numër ka shënuar një rekord të ri në vend, shkruan “Reuters”.

RIVM ka bërë me dije se vetëm brenda një dite janë regjistruar 10 203 raste të reja.

Kujtojmë se qeveria holandeze ka vendosur masa të pjesshme bllokimi për ta parandaluar përhapjen e virusit, dukë përfshirë edhe mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së shtatë në…