Mbi 100 prodhues në ‘Javët e Biznesit Kosovar 2023’,  bëhet thirrje për konsum të produkteve vendore

27 nëntor 2023 | 13:45

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”.

Kjo ngjarje do të vazhdojë deri më 17 shkurt 2024. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se prodhuesit vendorë ende janë të dobët për arsyeje se qeveritë asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, në këtë aktivitet janë duke marrë pjesë mbi 100 biznese me mbi 8 mijë produkte.

Ai ka theksuar se qeveria aktuale e ka momentin që t’i përkrah prodhuesit me politika dhe lehtësira, duke shtuar që ata janë gjenerues të ekonomisë së qëndrueshme.

Ndërsa ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, fillimisht ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e nëntorit.  Ajo u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorët që të konsumojnë produkte vendore.

Ajo ka thënë se me qëllim të rritjes se konkurrencës, ministria që drejton kanë mbështetur 322 biznese përmes grandeve me 11.86 milionë euro dhe ka subvencionuar kreditë për 395 biznese me 12.4 milionë euro.

Në anën tjetër,  Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ka thënë se duhet punuar bashkërisht si komb dhe duhet bërë liberalizimi i fuqisë punëtore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar…