Mbi 100 raste aktive me Covid-19, Lipjani i mbyll sheshin, parqet, shtigjet e ecjeve dhe tregjet

05 gusht 2020 | 11:09

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga rastet e fundit me Covid-19 në këtë komunë, është marrë vendim që të mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari”, parqet, shtigjet e ecjeve, këndet e lojërave dhe tregjet.

Me këtë rast, kjo komunë ka kërkuar nga bizneset që t’iu përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë  në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Korona.

“Për zbatimin e këtij vendimi obligohet inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, është thënë në njoftimin e komunës së Lipjanit. Që nga fillimi pandemisë e deri tash janë konfirmuar 232 raste me koronavius në këtë komunë dhe janë regjistruar pesë raste të vdekjeve. Aktualisht, në Lipjan janë 117 raste aktive me këtë sëmundje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spitalin e përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke…