Mbi 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak, arrestohen 9 persona

27 shtator 2023 | 14:07

Nëntë persona që ishin të punësuar në sallën e dasmave në Irak, ku mbi 100 njerëz persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri janë arrestuar. Sipas informacioneve janë lëshuar dhe urdhër-arreste edhe kundër katër punonjësve të tjerë.

Autoritetet kanë thënë se arsyet e tragjedisë ishin “mungesa e masave dhe të sigurisë, materialet e ndezshme të përdorura dhe me sa duket një fishekzjarre”. Kryeministri i Irakut ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Numri i viktimave mund të rritet, ndërsa deri më tani janë konfirmuar mbi 100 të vdekur dhe 150 të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është “e lumtur” për vendimin neutral të Zvicrës për…