Mbi 100 të vrarë në sulmet në jug të Sirisë

25 korrik 2018 | 18:29

Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë rreth 100 njerëz në disa sulme në zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare në jug të Sirisë.

Më së keqi është goditur qyteti Sueida, i cili ndodhet rreth 100 kilometra në jug të Damaskut.

Autoritetet spitalore, që janë cituar nga një radiostacion proqeveritar, kanë bërë me dije se 96 njerëz kanë vdekur dhe 176 janë plagosur.

Por, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues i luftës në Siri, ka thënë se 156 njerëz janë vrarë, në mesin e tyre edhe forca siriane të sigurisë.

Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate se ka vrarë mbi 100 njerëz në disa sulme.

Me ndihmën e Rusisë, Qeveria siriane ka rikthyer kontrollin e një pjese të madhe të Sirisë jugore, në muajt e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migjen Basha është prezantuar zyrtarisht te klubi grek i Arisit.…