Mbi 102 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër Covidit
15 qershor 2021
| 15:14
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar mbi 3 mijë persona kundër Covidit.
Sipas kësaj ministrie numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 102 mijë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë 205 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102 mijë e 598 doza të vaksinës. Deri më sot 11 mijë e 19 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.



