Mbi 105 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 në SHBA

03 maj 21:51

Më shumë se 105.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.

Këtu përfshihen më shumë se 40 përqind e popullsisë së rritur dhe rreth 70 përqind e të moshuarve, sipas të dhënave të botuara këtë të hënë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan CNN, transmeton “Klan Kosova”.

CDC raportoi se janë administruar 246 milionë e 780 mijë e 203 doza totale të vaksinës kundër koronavirusit ose rreth 79 përqind e dozave të dorëzuara që janë 312 milionë e 509 mijë e 575 doza.

Kjo shifër përbën rreth 1.2 milion doza më shumë të raportuara të administruara që nga dita e diel, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 2.3 milionë doza në ditë.

Shkalla mesatare ditore e vaksinimeve është në rënie për rreth dy javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliu ka thënë se është e…