Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

09 korrik 2020 | 10:42

Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”.

Rreth një e katërta e tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë vend, rastet e reja po vazhdojnë të shënojnë rritje, kryesisht në shtetet perëndimore dhe jugore: Florida, Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Që nga zbulimi i rasteve të para në muajin dhjetor në Kinë, Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 3 milionë raste të diagnostikuara dhe të paktën 132 256 vdekje, që është pak më pak se një e katërta e 548 000 vdekjeve në të gjithë botën.

Jashtë ShBA-së, numri i rasteve po rritet në Brazil, i cili ka 1.7 milion të infektuar, dhe India me 742 000 raste të konfirmuara.

Meksika gjithashtu ka njoftuar për 6 995 rastesh të reja, duke e kapërcyer Spanjën me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me më shumë se 275 000.

Deri më tani në Meksikë kanë vdekur 32 796 persona.

Në Australi, 5 milionë njerëz janë izoluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pasi masat e tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që e shkakton sëmundjen Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ta proceduar në…