Mbi 16 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit

27 korrik 2021 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë  (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit mbi 16 mijë qytetarë.

Sipas kësaj ministri, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me dozën  e dytë të vaksinës ka shkuar në mbi 117 mijë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 199 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374 190 doza të vaksinës. Deri më sot 117 382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

42 raste të reja me Covid në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë  (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…