42 raste të reja me Covid në Kosovë

27 korrik 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë  (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 42 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi edhe 16 persona.

“Deri më sot 117 382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.  Në total numri i rasteve aktive është 195”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e këngëtares Dua Lipa është duke i shijuar pushimet…