Përparim Rama: WiFi4WB përfundon shtrirjen në 33 komuna të Kosovës, mbi 1.1 milion lidhje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për përfundimin e shtrirjes së projektit WiFi4WB në 33 komuna të Kosovës, i cili u mundëson qytetarëve qasje falas në internet në hapësira publike.
Përmes një postimi, Rama ka theksuar se ky projekt krijon më shumë mundësi për qasje në dije, punë dhe shërbime për qytetarët.
Sipas tij, në kuadër të këtij projekti janë realizuar mbi 1.1 milion lidhje në të gjithë Kosovën, ndërsa vetëm në Bibliotekën Kombëtare janë regjistruar mbi 14 mijë lidhje brenda pak javësh.
Rama ka vlerësuar se këto shifra dëshmojnë shfrytëzimin e madh të mundësive që ofrohen kur ato janë të qasshme për qytetarët.
Ai ka falënderuar Bashkimin Evropian, Qeverinë Gjermane, GIZ-in dhe partnerët e tjerë për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.
“Hapësirat publike na lidhin me njëri-tjetrin. Tani, edhe me më shumë mundësi”, ka shkruar Rama.



