Mbi 2 800 viktima nga tërmeti në Marok, 2 562 të lënduar

12 shtator 2023 | 08:57

Banorët në pjesë të Marokut të shkatërruar nga tërmeti më i madh i vendit në më shumë se një shekull e kaluan natën e katërt jashtë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në më shumë se 2 800 njerëz.

Ekipet e kërkimit nga Spanja, Britania dhe Katari iu bashkuan përpjekjeve marokene për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi malet e Atlasit të Lartë të premten, raporton Reuters.

Televizioni shtetëror raportoi të hënën vonë se numri i të vdekurve ishte rritur në 2 862, i të lënduarve 2 562.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga rreth 20 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar që nga…