Mbi 2 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

11 janar 2022 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 2 mijë e 83 raste aktive me Covid-19.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 356 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 53 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 232 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 697 901 doza të vaksinës. Deri më sot 791 547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 7 258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 195. Në total numri i rasteve aktive është 2 083”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja…