Mbi 20 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

10 shtator 2021 | 09:23

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë janë 20 mijë e 652 raste aktive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 19 të vdekur dhe 703 raste të reja me këtë virus, pas testimit të 10.851 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se gjashtë për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 2.255 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 154.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.728 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 338.147 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 637.132 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 9 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 18.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie…