Mbi 200 kompani vendore dhe të huaja pjesë e Panairit të Turizmit në Prishtinë

16 mars 2023 | 14:59

Për tri ditë më radhë në Prishtinë do të mbahet edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës. Në këtë panair po marrin pjesë më shumë se 200 kompani të turizmit me ofertat e tyre.

Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi i turizmit dhe traditave kosovare.

Në hapje të këtij edicioni, ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e turizmin e konsideroi si industri që hap vende të punës dhe me të ardhura të mira.

Osmani ka përmendur edhe festivalet e ndryshme që organizohen në Kosovë, që sipas saj, e kanë ndryshuar imazhin e Kosovës.

“Turizmi kontribuon në ngritjen e ekonomike të shtetit. Sot turizmi si industri krijon vende të shumta dhe të ardhura për qytetarët. Turizmi kulturor kontribuon në ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë. Ky panair ka mbledhur kompani të ndryshme dhe kjo është tejet fituese jo vetëm për komunat por edhe për të tjerët. Pozita gjeografike e Kosovë mundëson pozitën për një turizëm të mirë. Kosova nuk është më pak e bukur se vendet e tjera, në fakt ka bukuri të jashtëzakonshme”, ka thënë Osmani.

Kryetari i Unioni i Turizmit të Kosovë, Baki Hoti, ka dhënë detaje për këtë panair. “Kemi arritur që më në fund edhe Kosova të ketë një panairi të përmasave të tilla me mbi 200 kompani vendore dhe të huaja. Qëllimi kryesore është që të bëhet promovimi i turizmit, traditave tona dhe i vlerave tona. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë”, ka thënë ai.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se do ta ketë në fokus ngritjen e kapaciteteve të turizmit.

Organizimi i këtij panairi është mirëpritur edhe nga komunat dhe kompanitë turistike. Sipas tyre, këto organizime ndikojnë shumë në ekonominë e vendit dhe në promovimin e turizmit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është…