Mbi 22 mijë foshnje të lindura në Kosovë në vitin 2025

12 qershor 2026 | 11:37

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet për vitin 2025.

Në vitin 2025, janë regjistruar gjithsej 32 955 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 22 045 foshnje, nga të cilat 11 398 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 647 ishin femra (ose 48,3%).

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartëcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër. ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Me rastin e shfrytëzimit të këtyre informatave të publikuara, ASK-ja do t’i pranojë sugjerimet dhe propozimet që do të ndihmojnë t’i begatojë përmbajtjet e këtyre raporteve në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka marrë një lajm shumë të mirë vetëm pak…