
Mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje kryeministrit Starmer të njohë Palestinën
25 korrik 2025
| 21:51
Më shumë se 220 deputetë britanikë nga nëntë parti të ndryshme i kanë dërguar një letër kryeministrit laburist Keir Starmer dhe sekretarit të jashtëm David Lammy duke i kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.
Iniciativa dypartiake, e iniciuar nga deputetja me shumicë Sarah Champion, përfshin më shumë se një të tretën e Dhomës së Komunave dhe vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi njohjen përballë “katastrofës humanitare” në Gaza të shkaktuar nga bllokada e ndihmës nga Izraeli.
Kështu, pas Francës, edhe Britania e Madhe po merr iniciativën për njohjen e Palestinës. Një politkë e kundërt me atë të SHBA-së, e cila nuk është e gatshme për të njohur Palestinën si shtet.