Mbi 225 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplan gjatë muajit nëntor të vitit 2023

16 janar 2024 | 15:28

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka publikuar të dhënat për transportin në Kosovës të cilat tregojnë që gjatë muajit nëntor 2023, mbi 225 mijë qytetarë kanë udhëtuar me aeroplan për 13.9 për qind më shumë se muajin e njëjtë të vitit 2022.

Gjatë këtij muaji janë realizuar 713 fluturime me 225 mijë e 482 udhëtarë.

“Në muajin nëntor 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 713 ose 11. 6 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 225 482 ose 13.9 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (nëntor 2022)”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas ASK-së, transporti hekurudhor ka shënuar rënie.

“Në muajin nëntor 2023 numri i udhëtarëve ishte 5 782 apo 8.5 për qind më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte 3 397”, ka njoftuar ASK-ja.

Raportin e detajuar të ASK-së mund ta lexoni duke klikuar: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Tiranës  ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që…