Mbi 250 fëmijë festuan 1 qershorin në KEDS, ishte festë e paharueshme

01 qershor 2019 | 15:02

Oborri i KEDS-it vlonte të shtunën, përkundër faktit se ishte ditë pushimi. Aty ia kishin mësyer mbi 250 fëmijë për të festuar ditën ndërkombëtare të tyre, 1 Qershorin. Ashtu sic edhe kishte premtuar KEDS-i, edhe doli, ata kaluan një festë të paharueshme.

 Nga ora 11:00 ishin vendosur disa kënde të ndryshme dhe secila nga to mundësonte një aktivitet. Në njërën anë ishte këndi i shkencës, ku fëmijët mësonin si prodhohet energjia elektrike, madje e prodhonin edhe vet përmes patateve, limonëve e materialeve tjera të thjeshta.  “Në këndin tjetër, fëmijët ngjyroseshin për festën e tyre dhe një pjesë e madhe e tyre vizatonin edhe vet objekte të ndryshme të karakterit energjetike, përderisa në këndin tjetër kishte lojëra të ndryshme e në sfond dëgjohej muzikë shumë e dashur për ta. Festa kulmoi me paraqitjen e maskotës zyrtare të KEDS-it, Elmenit. Atë e kanë rrethuar fëmijët me shumë dashuri dhe janë përshëndetur më ta. Fëmijët pas këtij aktiviteti janë parë shumë të gëzuar dhe të mbushur me energji pozitive”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

 Ky aktivitet ishte në vijimësinë e shumë aktiviteteve që ndërmerr KEDS-i për fëmijët. Aktiviteti paraprak ishte zhvilluar ditën e tokës, me 22 prill ku në disa shkolla të vendit ishin mbjellë fidane dhe lule. “Muajt e fundit shumë shkolla e kanë vizituar kompaninë ku nxënsit e shkollave fillore janë njoftuar në lidhje me funskionimin e KEDS-it si kompani dhe energjisë elektrike si sektor, përderisa gjatë vitit të kaluar KEDS kishte zhvilluar aktivitete të shumta në shkolla të ndryshme në lidhje me eficiencën e energjisë elektirke. Më herët nuk kishte munguar as themelimi I laboratorëve të informatikës në shumë shkolla të Kosovës, sikurse edhe i biblotekave e shumë aktivitete tjera që ndikojnë direkt në avacimin e prosperitetit të fëmijëve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftimi i ekonomisë joformale si një nga problemet më të…