Mbi 300 mijë njerëz të shëruar nga COVID-i

08 prill 2020 | 09:50

Numri i njerëzve të shëruar në të gjithë botën nga koronavirusi i ri tejkaloi sot shifrën 300 000 në mëngjes, tregojnë të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në ShBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qëkur u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që tani tejkalon 1.42 milion persona.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën deri tani kap shifrën mbi 82 mijë.

Italia, Spanja, Franca dhe ShBA-ja vazhdojnë të jenë vendet më të goditura sa iu përket vdekjeve.

Italia ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi me 17,127, e ndjekur nga Spanja me 14.045 dhe Franca me 10.343.

Britania e Madhe ka raportuar 6.171 vdekje ndërsa Irani 3.872.

Që nga e marta në mbrëmje, numri i të vdekurve në SHBA është rritur në mbi 12.700.

Turqia të martën konfirmoi se 76 persona tjerë në vend kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 725, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 34.109 pasi 3.892 persona rezultuan pozitiv, tha para gazetarëve ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar e shpalli sëmundjen pandemi globale dhe Evropën epiqendrën e saj të re. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ciklon i fuqishëm goditi shtetin ishullor të Fixhit duke…