Mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes mjekësore do të transportohen nga Kina në Zvicër

07 prill 2020 | 14:05

Kompania ajrore “Swiss International Air Lines” ka njoftuar që mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes personale do të importohen nga Kina për ta ndihmuar Zvicrën të përballojë epideminë e COVID-19.

Që nga e hëna, dy aeroplanët e parë me materiale mbrojtëse nga Kina “që nevojiten urgjentisht”, kanë mbërritur në Zyrih dhe Gjenevë.

Pajisjet mjekësore do të shpërndahen në një numër spitalesh vendore.

Shifrat nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik tregojnë se që nga e hëna, ka pasur mbi 21 mijë raste të COVID-19 në Zvicër./CRI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë në histori të…