Mbi 4 milionë për largimin e dheut në autostradë, Rama i ashpër: Qeveria e propagandës dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ai ka bërë me dije se dikush duhet të jap përgjegjësi për jetët e humbur në atë vend.
Në profili e tij në Facebook, ai ka shkruar se largimi i dheut ka ndodhur një ditë pas humbi jetën një gruar.
“Qeveria e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin! Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se Kurti e gjeti vendin me autostrada të ndërtuar, të cilat nuk po mund as t`i mirëmbaj.
“Albin Kurti vazhdon të flasë për shtetin që e ka gjetur “në bodrum me gjysmë metri ujë”. Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë. Kjo qeveri është kampione e fjalëve, e videove promocionale dhe e konferencave për media, por kur vjen puna te përgjegjësia, heshtja bëhet politika e saj zyrtare. Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi. Ai përfaqëson arrogancën, paaftësinë dhe kulturën e justifikimeve të pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, ka shkruar ai.



