Mbi 400 mijë kërkesa nga tifozët e Napolit për duelin ndaj Cagliarit  

20 maj 2025 | 15:22

Napoli është vetëm një hap larg kurorëzimit të titullit të katërt kampion në historinë e tij dhe dashuria e qytetit për futbollin po arrin kulmin.

Ndeshja vendimtare e javës së fundit të Serie A do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku ekipi i Antonio Contes do të presë Cagliarin.

Me vetëm një pikë avantazh ndaj Interit, një fitore do t’i mjaftonte Napolit për të siguruar titullin. Interesimi për këtë ndeshje historike ka qenë i jashtëzakonshëm. Sipas kompanisë që menaxhon shitjen e biletave, në momentin që u hapën zyrtarisht shitjet në orën 15:00, mbi 400 mijë tifozë u futën në sistem për të siguruar një vend në stadium.

Shifër rekord, që tregon qartë entuziazmin dhe dashurinë e tifozëve napolitanë për skuadrën e tyre. Në rast fitoreje, festa pritet të shpërthejë jo vetëm në “Maradona”, por në të gjithë qytetin, duke kthyer Napolin në një det festimesh për një titull që mungon prej vitesh dhe që këtë herë është më pranë se kurrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në…