Mbi 43 mijë libra për bibliotekat e shkollave të Lipjanit

07 dhjetor 2020 | 14:29

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë me dije se ka filluar furnizimi me libra të ndryshëm për bibliotekat e shkollave në territorin e kësaj komune me mbi 517 tituj të ndryshëm.

Ai ka treguar se shpërndarja e këtyre librave do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.

“43.288 libra për bibliotekat e shkollave të Komunës së Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq drejtoresha Arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli është shprehur se këto libra do të pasurojnë shumë bibliotekat e shkollave dhe një mundësi e madhe që nxënësit të bëjnë përzgjedhje të ndryshme për të lexuar.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke respektuar masat anti-Covid, organizuar nga Qendra Rinore e Malishevës…