Mbi 5 000 patentshoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

29 nëntor 2021 | 11:51

Policia e Kosovës gjatë periudhës janar – shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit.

E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre.

Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentshoferët vozitësve që nuk i kanë përfillur rregullat.

Në një përgjigje të këtij institucioni për Klankosova.tv janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj.

“5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.

E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejtë 13 mijë e 532.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Thai Restaurant” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit  me…