Mbi 60 të rinj i bashkohen PDK-së në Gjilan

18 shkurt 2019 | 15:43

Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan i janë bashkuar 60 të rinj. Lajmi është bërë me dije nga ky subjekt politik në Gjilan.

Sipas njoftimit për media të PDK-së në këtë komunë, këtyre të rinjve  u ka  uruar mirëseardhje kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi, kryetarja e rinisë së PDK-së në Gjilan, Erlehta Osmani, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku.

“Dekada e Re është shembull i zhvillimit dhe integrimit, platformë e cila po i bashkon mijëra të rinj anë e kënd Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin për media të PDK-së në Gjilan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit