
Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra
09 shtator 2025
| 13:48
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit për shëndetësinë, sipas të cilave gjatë vitit 2024 është shënuar rënie e rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje krahasuar me vitin paraprak.
Sipas ASK-së, numri i rasteve të reja të evidentuara ka rënë me 12.5 për qind. ASK-ja ka treguar se nga 4 mijë e 165 raste në vitin 2023, ky numër ka rënë në 3 mijë e 644 raste në vitin 2024. Ndërsa sipas të dhënave të ASK-së me kancer të gjirit gjatë vitit 2024 janë diagnostikuar 640 raste të reja. Prej tyre 633 femra dhe 7 meshkuj.